Ja sa para kërkon Tony Blair për një fjalim

E publikuar: 01/06/2015 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thuhet se ish- kryeministri britanik, Tony Blair i cili është këshilltar i jashtëm i kryeministrit shqiptar Edi Ramës, dhe i kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq nuk merr asnjë monedhë për këshillat që ofron për qeverinë e Edi Ramës.

Megjithatë mediat britanike raportojnë vazhdimisht për faturat e kripura të Blair.

Së fundmi, Daily Mail thekson se Blair ka refuzuar që të flasë në një konferencë për urinë në botë, pasi organizatorët refuzuan që ta paguajnë 330 mijë sterlina për fjalimin.

Konferenca nis sot në Stokholm, Suedi.

Edhe pse do fliste për urinë, Blair kërkonte plot 275 sterlina për një sekondë.
Në total ai do fliste 20 minuta.

Që kur u largua si kryeministër, Blair mendohet se ka krijuar një pasuri që shkon në mbi 100 milionë sterlina.
Vetëm pronat e tij shkojnë në mbi 10 milionë sterlina.

Kompania e tij këshillon qeveri në vende të ndryshme të botës.

Shpesh vendet që këshillohen prej tij janë kritikuar për abuzime me të drejtat e njeriut./Indeksonline/