Ja sa do të kushtojnë Samsung Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge+

E publikuar: 13/08/2015 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Verizon sapo njoftoi se duke filluar nga nesër në orën 09:00 do të pranohen porositjet e para për telefonat e rinj inteligjentë të Samsung-ut, Galaxy Note5 dhe Galaxy S6 Edge+. Dyqani më i madh në SHBA zbuloi gjithashtu çmimet për dy pajisjet.

Galaxy S6 edge+ do të kushtojë më shtenjtë nga dy pajisjet. Klientët e Verizon do të kenë mundësi ta marrin variantin me 32GB për 32 dollarë në muaj për 24 muaj, ose me çmim të plotë 768 dollarë. Varianti me 64GB do të shitet për 36 dollarë në muaj për 24 muaj, ose me çmim të plotë 864 dollarë.

Ndërsa versioni me 32GB hapësirë i Galaxy Note5 do të kushtojë 696 dollarë pa kontratë, ose 29 dollarë në muaj për 24 muaj. Modeli me 64GB hapësirë do të kushtojë 792 dollarë pa kontratë, ose 33 dollarë në muaj për 24 muaj.

Siç edhe mund të shihni, nuk ka versione me 128GB hapësirë për Note5 dhe S6 edge+, të paktën për momentin. Duke filluar nga nesër, 14 gusht, disa dyqane të Verizon do të kenë telefonat inteligjentë Galaxy Note5 dhe Galaxy S6 edge+ që mund të provohen nga klientët.