Ja sa do të kushtojë iPhone 6s, zbuloni të gjitha veçoritë e tij

E publikuar: 09/09/2015 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

iphone6-giphyApple prezantoi sot telefonin e ri inteligjent iPhone 6s (klikoni këtu për të zbuluar të gjitha veçoritë e tij). Porositjet për këtë telefon do të nisin më 12 shtator, ndërsa do të hidhet në treg më 29 shtator.

Apple iPhone 6s do të kushtojë sa iPhone 6. Në SHBA, telefoni do të kushtojë 199 dollarë për modelin me 16GB hapësirë në një kontratë dyvjeçare. Modelet me 64GB dhe 128GB do të shiten për 299 dollarë dhe 399 dollarë, respektivisht.

Në Gjermani, iPhone 6s do të kushtojë 739 euro pa kontratë për modelin me 16GB hapësirë të brendshme. Modeli me 64GB do të shitet për 849 euro, ndërsa modeli me 128GB do të shitet për 959 euro. Në Francë, çmimet lëvizin me 10 euro për çdo model.

Sa i përket Britanisë, çmimet fillojnë me 539 paundë, ndërsa modelet me 64GB dhe 128GB kushtojnë 619 paundë dhe 699 paundë, respektivisht.