BE-ja rrit kritikat, i bën thirrje Turqisë që ta ruajë demokracinë

E publikuar: 08/11/2016 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian i ka bërë sot thirrje Turqisë që të rifillojë dialogun politik me grupet opozitare dhe të ruajë demokracinë e vet. Përmes një komunikate, BE-ja po ashtu i ka përshkruar ndodhitë e fundit në Turqi si tejet shqetësuese.

“BE-ja dhe shtetet anëtare të saj ritheksojnë dënimin  e tentim puçit më 15 korrik, dhe duke e njohur nevojën e Turqisë për të ndërmarrë veprime proporcionale,  i bën thirrje Turqisë që ta ruajë demokracinë parlamentare, përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit, lirive themelore dhe të drejtën për secilin që të ketë gjykim të drejtë, po ashtu përputhje me zotimet si vend kandidat [për anëtarësi në BE],” thuhet në komunikatën e lëshuar nga shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, transmeton Express.

“Në këtë aspekt, BE-ja dhe anëtarët e saj do të vazhdojnë ta ndjekin dhe vlerësojnë nga afër situatën dhe do të qëndrojnë të gatshme për dialog politik me Turqinë, në të gjitha nivelet,” thuhet në komunikatë./Express/