Ja reagimi i Meghan Markle pasi Princ Harry u ‘sulmua’ nga një bletë

E publikuar: 22/05/2018 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dukesha e Sussex, Markle bëri disa nënqeshje në daljen e parë zyrtare mbretërore, kur një grerëz fluturonte në veshin e burrit të saj.

Duka i ri i Sussex po jepte një fjalim në nder të babait të tij, Princ Charles në kopshtin e Pallatit të Buckinghamit kur ndodhi incidenti.

Çifti mbretëror shijoi pak vëmendje pasi qëndruan të qetë në Kështjellën Windsor. Ndërkohë në pallat ishin mbledhur 6 mijë persona për të festuar ditëlindjen e princit.