Ja pse nuk u publikuan ende listat e veteranëve të Dukagjinit

E publikuar: 08/04/2015 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Listat e  veteranëve të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, as sot nuk janë publikuar ashtu siç edhe ishte paralajmëruar.

Fajtor për mos publikimin e këtyre listave është Sekretaria e Komisionit në Qeverinë e Kosovës. Të paktën kështu ka deklaruar për Indeksonline, Shkumbin Demalijaj nga komisioni për verifikimin e veteraneve të UCK-së.

Demalijaj thotë se komisioni për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, e ka përfunduar punën e vet qysh dje, ndërkaq është në pritje të sekretarisë së Komisonit të veteranëve në Qeverinë e Kosovës.

“Sekretaria e Kosmisonit në Qeverinë e Kosovës nuk e ka kryer punën e vet. Ne kemi përfunduar me nënshkrimin e këtyre listave qysh dje, ndërkaq po presim që të publikohen në çdo moment në faqen zyrtare”, ka thënë Demalijaj për Indeksonline.