Ja pse Kosova dështoi në liberalizimin e vizave, sipas Konjufcës

06.12.2018 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ja pse Kosova dështoi në liberalizimin e vizave, sipas Konjufcës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka dhënë arsyet e tij përse Kosova dështoi në liberalizimin e vizave.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në seancën plenare të Kuvendit e cila është duke u zhvilluar, ka thënë se arsyeja përse Kosova nuk e ka liberalizimin e vizave është për shkak të moszbatimit të pakos së agjendës evropiane, raporton lajmi.net.

Sipas tij, Kosova nuk ka bërë progres në asnjë pikë të agjendës evropiane dhe për këtë arsye edhe sot nuk e ka liberalizimin e vizave.

Konjufca në fjalën e tij në këtë seancë, ka thënë se prej 22 prioriteteve dhe 135 masave që është dashur të zbatoj Kosova, deri më tani sipas tij as gjysma e tyre nuk janë zbatuar. Tutje Konjufca ka thënë se moszbatimi i këtyre tregon se sa larg Kosova është drejt procesit të integrimeve evropiane.

Konjufca ka thënë se komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, në Kosovë ka ardhur për ta lajmëruar Kosovën se procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur dhe se Kosova ka ngecur shumë keq, raporton lajmi.net.

Konjufca ka thënë se Kosova sot nuk e ka liberalizimin e vizave për shkak se nuk ka përmirësim në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, në arsim e në disa çështje të tjera.

Çështje tjetër sipas Konjufcës që Kosova nuk e ka përmbushur është edhe papunësia e madhe.

Sipas Konjufcës, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë në luftën kundër korrupsionit, në përmirësimin e gjendjes në sistemin e drejtësisë, në përmirësimin e sistemit arsimor.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Ja pse Kosova dështoi në liberalizimin e vizave, sipas Konjufcës

Ja pse Kosova dështoi në liberalizimin e vizave, sipas Konjufcës

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Paqartësi mbi një marrëveshje tregtare përfundimtare SHBA-Kinë

Paqartësi mbi një marrëveshje tregtare përfundimtare SHBA-Kinë

Daçiqi: Qëkur ka filluar dialogu, vetëm 26 shtete e kanë njohur Kosovën

Daçiqi: Qëkur ka filluar dialogu, vetëm 26 shtete e kanë njohur Kosovën

Samiti i G20-ës nën hijen e krizës në Ukrainë dhe të luftës tregtare

Samiti i G20-ës nën hijen e krizës në Ukrainë dhe të luftës tregtare

Rezolutat nuk ia marrin anën Thaçit në dialog

Rezolutat nuk ia marrin anën Thaçit në dialog

Qeveria me 5 prioritete strategjike për 2019-n

Qeveria me 5 prioritete strategjike për 2019-n

Ukraina shton thirrjet ndaj “Gjermanisë dhe aleatëve” për rritje të prezencës në Detin e Zi

Ukraina shton thirrjet ndaj “Gjermanisë dhe aleatëve” për rritje të prezencës në Detin e Zi

Paqartësi për statusin e marrëdhënieve tregëtare SHBA-Kinë

Paqartësi për statusin e marrëdhënieve tregëtare SHBA-Kinë

Britania mund të anulojë Brexit-in?!

Britania mund të anulojë Brexit-in?!

Në rrezik traktati INF për raketat bërthamore me rreze të mesme

Në rrezik traktati INF për raketat bërthamore me rreze të mesme

Mueller rekomandon lirimin e Flynnit nga dënimi me burgim

Mueller rekomandon lirimin e Flynnit nga dënimi me burgim

11 anëtarë në delegacionin shtetëror për dialogun me Serbinë

11 anëtarë në delegacionin shtetëror për dialogun me Serbinë

Berisha: Gandizmi i Rugovës ma lehtësonte promovimin e Kosovës

Berisha: Gandizmi i Rugovës ma lehtësonte promovimin e Kosovës

Limaj: Kosova më shumë se kurrë më parë ka nevojë për të rinjtë

Limaj: Kosova më shumë se kurrë më parë ka nevojë për të rinjtë

Hoxhaj: Bashkimi Evropian shpërfilli Kosovën për vizat

Hoxhaj: Bashkimi Evropian shpërfilli Kosovën për vizat