Ja pse duhet ta fshini Facebookun nga Iphone juaj

E publikuar: 19/10/2015 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse ju e keni të instaluar aplikacionin e Facebook-ut, atëherë kujdes!

Siç duket një gabim është duke shkaktuar që aplikacioni i famshëm të ndikoj shumë në baterinë e telefonave iPhone, edhe atëherë kur nuk është duke u përdorur.

Sipas disa testimeve të Daily Star Online, ata kanë konstatuar se aplikacioni është duke e thithur një sasi shumë të madhe të baterisë suaj, diku rreth 38%.

Kompania ka thënë se ata janë të vetëdijshëm për këtë problem dhe momentalisht janë duke punuar që të gjejnë një zgjidhje.

Në një deklaratë për mediat ata kanë thënë: “Ne kemi marrë raportime të shumta se disa njerëz janë duke pasur probleme të mëdha me baterinë e aplikacionit iOS.”

“Ne momentalisht jemi duke e shikuar këtë problem dhe së shpejti do të gjejmë një zgjidhje.”

Ende nuk dihet shkaktari kryesor që po ndikon në baterinë tuaj, por siç duket ky problem është duke ndikuar vetëm tek ata të cilët e kanë versionin e fundit iOS 9.

Çfarë e bën problemi edhe më serioz është se aplikacioni vazhdon të thith energji edhe atëherë kur nuk është në përdorim.

Është konstatuar se aplikacioni i Facebook është duke e thithë energjinë pak nga pak, shkruan Lajmi.

Shumë portale tjera të teknologjisë e kanë publikuar problemin e njëjtë, dhe për momentin është vetëm një mënyrë se si ta ndaloni këtë gjë – fshini Facebook nga iPhone juaj!