Ja pse Anglisë i nevojitet sot fitorja kundër Kosovës

17.11.2019 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ja pse Anglisë i nevojitet sot fitorja kundër Kosovës

Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2020, mirëpo në rast se nuk fiton kundër Kosovës rrezikon të mbetet në grupin e vdekjes e garën e verës – me Portugalinë e Belgjikën.

Kosova e pret Anglinë të dielën në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të Grupit A kualifikues për EURO 2020. Humbja kundër Kosovës do të bënte që Anglia të rrezikonte të mbetet e dyta në Grupin A, pas Çekisë, transmeton Gazeta Express.

Gjashtë nga dhjetë fituesit e grupeve kualifikuese për Evropian do të radhiten në vazon e parë, gjë që ua mundëson atyre të përballen me Kombëtare më të dobëta në letër në fazën e grupeve të EURO 2020.

Nëse Anglia fiton kundër Kosovës të dielën, atëherë ka shumë gjasa të jetë në mesin e atyre gjashtë skuadrave. Por, nëse mbetet në vazon e dytë, shorti i 30 nëntorit mund të jetë mjaft stresues për anglezët.

Nëse përfundon në vazon e dytë, Anglia rrezikon të jetë në grupin e vdekjes në EURO, ku mund të përballet me kampionen në fuqi të Evropës, Portugalinë – që e fitoi këtë turne para katër vjetëve falë ndihmës së Cristiano Ronaldos.

“Tre Luanët” e Gareth Southgate rrezikojnë të përballen edhe me Belgjikën, që e mposhti Anglinë dy herë gjatë Kupës së Botës 2018 – 1:0 në fazën e grupeve dhe pastaj 2:0 në play-offin për vendin e tretë të turneut.

Megjithatë, se kush do të jenë kundërshtarët e Anglisë me të vërtetë në fazën e grupeve të Evropianit do të zbulohet pas 15 ditësh, në Bukuresht të Rumanisë, ku do të mbahet shorti. /Gazeta Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Futbollistët e famshëm me të cilët femrat ëndërrojnë të flenë

Futbollistët e famshëm me të cilët femrat ëndërrojnë të flenë

Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Bayerni “uragan”, mposht Fortunën e Dusseldorfit me “manita”

Bayerni “uragan”, mposht Fortunën e Dusseldorfit me “manita”

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

Tapë dhe pa mbathje, fotot e turpshme të dukeshës Kate Middelton (Foto)

Tapë dhe pa mbathje, fotot e turpshme të dukeshës Kate Middelton (Foto)

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në koronavirus, gati për rikthimin e garës

12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në koronavirus, gati për rikthimin e garës

Në Indi i ka prerë kokën një burri 52-vjeç për t’i dhënë fund koronavirusit

Në Indi i ka prerë kokën një burri 52-vjeç për t’i dhënë fund koronavirusit

Rodgers: Kur kisha  infektimin nga koronavirus, nuk mund të ecja as 10 metra

Rodgers: Kur kisha infektimin nga koronavirus, nuk mund të ecja as 10 metra

Ja kush po e thotë se do ta nokautojë Joshuan!

Ja kush po e thotë se do ta nokautojë Joshuan!

“La Liga do të përfundonte nëse Real Madridi do të ishte lider”

“La Liga do të përfundonte nëse Real Madridi do të ishte lider”

Kush është Arbër Bytyqi, futbollisti shqiptar?

Kush është Arbër Bytyqi, futbollisti shqiptar?

Efektet e lëngut të patates

Efektet e lëngut të patates

Operacionet plastike, jo çdo herë shkojnë mirë

Operacionet plastike, jo çdo herë shkojnë mirë

Mbappe lëvdon Reds dhe trajnerin Klopp

Mbappe lëvdon Reds dhe trajnerin Klopp

Gjykata në Gjermani: Volkswagen të dëmshpërblejë klientët

Gjykata në Gjermani: Volkswagen të dëmshpërblejë klientët