Ja provat, FOTOT që Saimir Tahirit vetëm syzet i kushtojnë 10 mijë e 560 dollarë

E publikuar: 23/10/2017 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në morinë e të dhënave kompromentuese për Saimir Tahirin këto ditë, doli edhe një denoncim i ish-kryeministrit Berisha se edhe syzet e ish-Ministrit të Brendshëm ishin blerë nga Habilajt.

Këto janë disa foto të Tahirit në Komisionin e Mandateve ditën e shtunë, që tregojnë se 38 vjeçari mban një palë syze vërtet të shtrenjta.

Shikoni me kujdes foton më poshtë:

Dallohet qartë se shkrimi i gdhendur në syzet e Tahirit është Maybach Manifactur, një prej markave më të shtrenjta në qarkullim.

Në faqen e internetit të kompanisë Maybach se çmimi i tyre është 10 mijë e 500 dollarë, një shumë e konsiderueshme parash për ish-ministrin.