BE- ja planifikon të instalojë internet falas në Evropë

E publikuar: 30/05/2017 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organet evropiane kanë rënë dakord për të instaluar internet falas në qendrat e qyteteve të BE-së deri në vitin 2020, tha Komisioni Europian të hënën.

Plani i ri, i miratuar nga Parlamenti Evropian, Këshilli Europian dhe Komisioni Evropian, do të përfshijë 120 milionë euro (133.6 milionë dollarë) investime për të financuar shërbimet publike falas në 6 000 – 8 000 komuna në të gjitha shtetet anëtare.

“Sipas skemës, komunat, bibliotekat dhe organet e tjera publike do mund të aplikojnë për financimin e instalimeve të pikave të internetit, duke përdorur procedura të thjeshta administrative”, tha Këshilli Evropian.
Deklarata e Presidentit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker në fjalimin e tij mbi gjendjen e Unionit në Shtator 2016 thekson se “iniciativa e WiFi4EU është pjesë e rishikimit të telekomunikacioneve të BE-së, për të përmbushur nevojat e lidhjes në rritje të Bashkimit dhe për të rritur konkurrueshmërinë e Evropës”.