Ja për çfarë arsye u deklaruan për Shqipëri të Madhe

E publikuar: 26/04/2017 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deklaratat e liderëve shtetërorë të Kosovës dhe të Shqipërisë për bashkim kombëtar janë bërë pikërisht për konsum të brendshëm politik. Kështu së paku konsiderojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë e në Shqipëri, të cilët thonë se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm me vepra, por jo me deklarata bombastike.
Nga ana tjetër, reagimet e krerëve shtetërorë ndaj BE-së, të cilat e shprehin shqetësimin lidhur me këto deklarata, analistët politikë i shohin si të rrezikshme për raportet me Bashkimin Evropian.

Megjithatë sipas tyre shqiptarët nuk duhet të mbeten të izoluar nga bashkësia ndërkombëtare. Madje disa prej tyre konsiderojnë se hapësirë etnike shqiptare është Bashkimi Evropian e jo “Shqipëria e Madhe” siç po propagandon Serbia.

Krasniqi: Deklaratat për bashkim, retorika në funksion të votave

Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv në Institutin e Studimeve Politike në Shqipëri, ka vlerësuar se deklaratat për bashkim kombëtar janë bërë për ta tërhequr vëmendjen prej problemeve të brendshme.

“Është një dukuri në modë në disa shtete të Evropës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën, Maqedoninë, etj, ku politikanët bëjnë deklarata agresive dhe nacionaliste në raport me BE-në. Këto deklarata lidhen me nevojën e këtyre vendeve për ta tërhequr vëmendjen publike nga problemet e tyre të brendshme, nga rasti për të përfituar prej krizës që vetë BE-ja dhe procesi i tij i zgjerimit po kalon si dhe nga përpjekja për ta testuar kursin politik të presidentit të ri të SHBA-së”, ka deklaruar ai për gazetën “Zëri”.