Ja kush mori më së paku vota në Vetëvendosje

E publikuar: 29/06/2017 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zgjedhjet e 11 qershorit nxorën emrat e njerëzve që morën më së shumti vota për t’u bërë deputet.

Por në këto zgjedhje ka njerëz që kanë marrë minimumin e votave.

KosovaPress iu sjell pesë njerëzit me më së paku vota në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu më së paku vota nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë kandidati me numrin rendor 92 Mehmed Çeman.

Ai në këto zgjedhje është votuar vetëm nga 593 votues. Pak më shumë se Çeman ka marrë kolegu i tij Tahir Tahiri.

Tahiri, i cili në listën e VV-së ka garuar si i 104-ti ka marrë vetëm 648 vota.

Pak më mirë se Tahiri është kandidati me numër 73. Luan Hoxha në këtë garë i ka marrë vetëm 801 vota.

Ndërsa Ramadan Beqiri radhitet kandidati i katërt më pak i votuar me vetëm 851 vota.

Ndërsa i pesti është Sami Ahmeti me numër rendor 91 ka marrë vetëm 906 vota.

Ndryshe në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjithsej 200 mijë e 138 vota, ose 27 49 përqind.

Në Kuvendin e ardhshëm VV do të përfaqësohet me 32 deputetë.