Ja kush do t’i zëvendësonte deputetët e VV-së nëse ata dorëzojnë mandatin

E publikuar: 20/02/2016 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës, nuk mund të mbetet pa opozitën edhe nëse vendosin të gjithë deputetët e opozitës të dorëzojnë mandatin e tyre. Të paktën kështu po pretendon themeluesi i organizatës Fraksion+, Arben Gecaj.

Ky i fundit thotë se nëse 16 deputetët e lëvizjes Vetëvendosje do të dorëzonin mandatin e tyre, atëherë 16 të tjerë që janë në listë, shumica e tyre janë pjesë e fraksion + të cilët, sipas Gecajt do ta përfaqësonin votuesin ashtu siç ishte premtuar në fushatë.

Më poshtë postimi i plotë i Arben Gecajt

Parlamenti pa opozite, nuk ka mundësi!
16 tjere ne liste e qe tani shumica e tyre jane pjese e Fraksion + me siguri se do ta perfaqesonin votuesin ashtu sic i eshte premtuar ne fushate, pra per një jete normale parlamentare, por pa kompromise kur eshte ne pytje jeta dhe prosperiteti i qytetareve të Kosovës.

Ky grup definitivisht do të ishte kundër shkatrrimit të jetës parlamentare. Në fund te fundit pikerishit për shkak te ketyre dallimeve fundementale edhe nuk jemi bashkë më. /Indeksonline/