Ja ku mund ta ndiqni ndeshjen Kosovë – Slloveni

E publikuar: 11/10/2020 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Kosovës në futboll, rikthehet sonte sërish në aksion pas asaj humbje trishtuese kundër Maqedonisë së Veriut ku edhe mori fund ëndrra e kualifikimit për në Kampionatin Evropian, raporton KosovaPress.

Sllovenia do të jetë kundërshtari i radhës i Kosovës me të cilin do të ballafaqohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Ndeshja do të transmetohet direkt në ekranet televizive nga televizioni publik i Kosovës (RTK).