Ja kënd e fajëson Inzaghi për dështimin e Milanit

E publikuar: 20/03/2015 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pippo Inzaghi ka fajësuar lëndimet e shumta për rezultatet negative të Milanit.
Trajneri i Milanit, Pippo Inzaghi ka fajësuar lëndimet e shpeshta të Milanit për rezultatet negative në vitin 2015.

Inzaghi e ka pranuar se ai është fajtori i parë, por isnstoi që edhe lëndimet e shpeshta kanë ndikuar shumë.

“Unë jam trajneri dhe përgjegjësi i parë për çdo rezultat negativ. Ka shumë arsye për këtë, mirëpo mendoj se lëndimet e shpeshta kanë ndikuar në rezultatet jo të mira”, tha Inzaghi gjatë konferencës për media.