Ja gjinitë që përputhen në seks

E publikuar: 04/07/2015 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse kemi dëgjuar të gjithë që në dashuri gjinitë e kundërta joshin njëra-tjetrën, seksologu Jan Kerner, konstaton që ajo joshje assesi nuk është e qëndrueshme kur është fjala për seksin. Ja përse ndodh kështu.

Ky ekspert sqaron që entuziazmin dhe afshin në fillim të lidhjes së re e nxisin hormonet të cilat aktivizohen për shkak të të qenit të dashuruar dhe, sapo personat të njihem më mirë, shprehitë dhe dëshirat e ndryshme seksuale në shtrat bëhen problem, transmeton Telegrafi.

Njerëzit për nga qëndrimet ndaj seksit ndahen në dy tipa themelorë – dashnorë konformë dhe dashnorë jo të qetë, theksojnë seksologët.

Tipat komformë më me dëshirë bëjnë dashuri atmosferë ngrohtësie shtëpie, në shtrat apo në ndonjë vend të sigurt, ndërsa dashnorët me shpirt jo të qetë më shumë e duan seksin në vende “të rrezikshme” dhe në vende të këtilla shpesh janë shumë spontanë dhe gazmorë.couple-bed-9

Përfundimi është që më së miri kalojnë çiftet që kanë dëshira seksuale përafërsisht të ngjashme.

Siç sqaron Kerneri, nëse ndodh që të bashkohen dy tipa dashnorësh të kundërt, përkatësisht dy dëshira të kundërta seksuale, në fillin nuk u shkakton problem.

Mirëpo, me kalimin e kohës synimet e ndryshme seksuale do të fillojnë të krijojnë pengesa për çiftet, andaj edhe partnerët do të dëshironin që të provonin t’i plotësonin dëshirat me dikë tjetër.