Ja ç'ndodh nëse vazhdoni të lani flokët përditë

E publikuar: 22/10/2017 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke i larë kaq shpesh, kjo lëndë fillon të zhduket duke i bërë flokët tuaj të brishtë. Për një flok dhe lëkurë të shëndetshme të kokës ja se çfarë duhet të keni parasysh: 

Një pjesë e mirë e shampove kanë në përbërjen e tyre klorur sodiumi, që nënkupton kripë dhe mund të shkaktojë tharjen e lëkurës. Në përmbajtje ato kanë edhe përbërës si parabeni ose urea-formaldehyde të cilat me kalimin e kohës janë përgjegjësit kryesore të rënies së flokëve. 

Lexoni me kujdes përbërësit që ta shmangni këtë proces të padëshiruar. Pigmentet të cilët nuk janë natyralë, të përdorur në shampot kolor(me ngjyra) mund të shkaktojnë kruarje dhe acarim të lëkurës. 

Prania e sulfatit në larjen e shpeshtë të flokëve i bën ata më të thatë e më të dobët, edhe në krehje. Substancat hidratuese të shampos mund të pengojnë rritjen e folikulave dhe të bllokojnë oksigjenin në rrënjën e flokëve duke ngadalësuar rritjen e tyre në rast e teproni me larje të përditshme të flokëve.