Ja çka thotë Wenger për paraqitjen e Elneny

E publikuar: 30/01/2016 21:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ka thurur lavde për transferim më të ri të skuadrës, Mohamed Elneny.

Egjiptiani u paraqit në ndeshjen e sontme kundër Burnley të cilën The Gunners e fituan me rezultatin 2:1.

Wenger ka thënë pas ndeshjes se Elneny ishte i sigurt sot në fushë, raste-raste duke u treguar edhe i rrezikshëm me goditje drejt portës kundërshtare.

Francezi ka thënë për të riun se i duhet pak kohë që të përshtatet me futbollin anglez, transmeton Klan Kosova.