Ja çka thotë ish/gazetari i ‘pavarur’ Milaim Zeka: Të premten do ta shkarkojë Albin Kurti menaxhmentin e Telekomit

E publikuar: 08/04/2020 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, në një intervistë në televizionin publik, ka thënë se të premten do të shkarkohet menaxhmenti i kompanisë “Vala”.

Zeka tha se sipas burimeve të tij, në një konferencë për media, këtë të premte qeveria në detyrë do ta bëjë publike shkarkimin e menaxhmentit të Telekomit.

“Sipas informatave të mija, të premten përmes një konference për media do të shkarkohet menaxhmenti i Valës”, ka thënë ndër të tjera Zeka.