Ja çka thotë Gruevski për protestën e Zaevit sot në Shkup

E publikuar: 17/05/2015 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maqedonia do të del më e fortë nga kjo situatë, me zgjidhje të bazuar nga vullneti i qytetarëve. Kështu u shpreh kryeministri Nikolla Gruevski sonte në lajmet e TV Sitel.

Ai theksoi se duhet të gjendet zgjidhje për krizën në Maqedoni.

“Kjo zgjidhje duhet të bazohet në vullnetin e popullit dhe qytetarëve të Maqedonisë. Në bazë të vullnetit të tyre që e treguan gjat zgjedhjeve të fundit.

Zgjidhje duhet të gjendet dhe ajo mos të jetë në mënyrë të dhunshme, si që ndoshta dikush ka planifikuar.

Dhe zgjidhje do të ketë. Maqedonia do të del ende më e fuqishme nga kjo krizë, me shumë mësime dhe do të ec përpara ende më fuqishëm se sa më herët.”tha Gruevski.