Ja çka bëri në ditën e parë të punës presidenti Macron

E publikuar: 15/05/2017 08:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet që gjatë ditës së sotme ta emërojë kryeministrin e ri dhe ta vizitojë kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Macron dje në Paris u inaugurua në postin e presidentit, me ç’rast e ka paraqitur agjendën tij për ripërtëritjen e unitetit francez dhe rindërtimin e besimit në Bashkimin Evropian.

Shumë ekspertë thonë se Macron, sot në ditën e tij të parë të plotë të punës, me gjasë për kryeministër do ta emërojë politikanin nga Partia Republikane, Edourad Philippe.

Më vonë, presidenti Macron në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me synim të forcimit të raporteve të vendit të tij me aleatin shumëvjeçar, Gjermaninë.

Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron u zgjodh sot president i Republikës së Francës me 65,5-66,1 për qind të votave përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen e cila mori 33,9-34,5 për qind të votave, sipas rezultateve të instituteve të sondazheve Ifop dhe Harris Interactive.

Emmanuel Macron, 39 vjeç, bëhet presidenti më i ri i historisë së Francës me një fitore bindëse përballë kandidates së Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, 48 vjeçe.

/Rel