Ja cilat pjesë të trurit na ndihmojnë të ëndërrojmë, zbulim i madh për vetëdijen njerëzore

E publikuar: 10/04/2017 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët kanë përcaktuar pjesët e trurit që janë të përfshira në procesin e të ëndërruarit njeriut, në një studim, me rezultate të rëndësishme për të kuptuarit e qëllimit të ëndrrave dhe të vetë vetëdijes.

Për më tepër, është zbuluar se ndryshimet në aktivitetin e trurit ofrojnë shpjegime se për çfarë bëhej fjalë në ëndërr, shkruan The Guardian.

Prej kohësh është menduar se ëndrrat ndodhin kryesisht gjatë gjumit të lëvizjes së shpejtë të syve – një periudhë e fjetjes që përfshin aktivitet të shpejtë të trurit, të ngjashëm me aktivitetin e trurit kur njeriu është zgjuar – por ëndrrat po ashtu është thënë se ndodhin edhe gjatë gjumit të lëvizjes jo të shpejtë të syve, duke i lënë shkencëtarët pa përgjigje të qartë rreth procesit të ëndërruarit.

“Është dukur misterioze që mund të shohësh ëndrra dhe të mos shohësh ëndrra në këto dy faza të ndryshme”, ka thënë Francesca Siclari, bashkëautore e hulumtimit nga Universiteti i Uiskonsinit-Madisonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tani duket se gjithçka është zbërthyer.

Ekipi po ashtu ka zbuluar se ëndrrat me fytyra janë të lidhura me aktivitet të lartë në rajonin e trurit, që është i përfshirë në kujtimin e fytyrave, dhe se ëndrrat me perceptime hapësinore, me lëvizje dhe me të menduar janë të lidhura ngjashëm me rajonet e trurit që merren me këto procese kur njeriu është zgjuar.

Ekspertët e kanë përshëndetur hulumtimin e bërë, duke e cilësuar shumë të rëndësishëm, dhe duke thënë se ai mund të ndihmojë për të kuptuar se për çfarë shërbejnë vërtet ëndrrat, dhe për të kuptuar natyrën e vetëdijes njerëzore.