Ja çfarë shkruan mësuesi i Lumnijes, gruas së Hashim Thaçit [Foto]

E publikuar: 04/03/2016 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ani pse ka doktoruar para dy ditëve, fjalët miradie për bashkëshorten e Presidentit të Kosovës, dhe zonjes së parë Lumnije Thaçit, ende nuk kanë të ndalur. Të veçantë doktorimin e saj ia bënë, ish mësuesi i saj, Gani Sokoli.

Ky mësues i saj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se zonja e parë, Lumnija ka qenë ndër nxënëset më të mira dhe me sjelljet më shëmbullore  të klasës në Gjimnazin ‘Muharrem Bekteshi’ në Vushtrri.

Më tej ai shkruan se zonja e parë e shtetit, ishte disa herë fituese e garave të shkollës në drejtimet shkencore, madje sipas tij ai e ka ende në kujtesë se si Lumnija e ka përfunduar në afat record edhe fakultetitn, duke marr kështu nota të larta.

Në fund ka treguar edhe për historinë e familjes së saj, ku në luftën e fundit iu është vrarë një vëlla, dhe disa anëtarë të familjes së saj të ngushtë, raporton Gazeta NewBorn.

Ja postimi i tij:

12833246_10153922050698006_293059808_n

12822005_10153922050708006_2114731495_n