Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për pikën historike të Kosovës kundër Finlandës (Video)

E publikuar: 06/09/2016 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat serbe kanë raportuar pak për Kosovën pas pikës historike kundër Finlandës në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.Gazeta më e madhe në Serbi, “Blic” përmend Kosovën në titull të përbashkët për kualifikimet. “Rrëshqitje e Kroacisë, Kosova merr një pikë, spanjollët numëruan deri në tetë”, është titulli i gazetës serbe, transmeton lajmi.net.

“Kosova kundër Finlandës arriti deri të pika historike (1:1), kurse ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë është ndërprerë për shkak të stuhisë së madhe dhe shiut”, shkruan “Blic”.

Në anën tjetër edhe B92 raporton shkarazi për pikën historike. /Lajmi.net/