Ja çfarë përmban kërkesa e opozitës e dorëzuar në Kushtetuese (Fotodokument)

E publikuar: 04/03/2016 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kontestimin e zgjedhjes së presidentit.

Kërkesën e dorëzuan deputetët Aida Dërguti nga VV-ja, Bali Muharremaj nga AAK dhe Enver Hoti nga Nisma për Kosovën, raporton Infosot.
Në kërkesën e dorëzuar në Kushtetuese thuhet se tre autorizohenqë në emër dhe llogari të deputetëve të nënshkruar në këtë prokurë, të ndërmarrin të gjitha veprimet procedural lidhur me parashtrimin e kërkesës për Vlerësimin e kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 05-V-233, të datës 26 shkurt 2016, “për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.

dokumenti