Ja çfarë përmban deklarata që do të miratohet në Samitin e Sofjes

E publikuar: 15/05/2018 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samiti i Sofjes do të mbahet të enjten, kurse nga mediat serbe është publikuar drafti i parë i deklaratës që pritet të nënshkruhet në kryeqytetin bullgar.

Versioni i dokumentit të cilin e ka siguruar agjencia e lajmeve Beta thotë se BE-ja mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për vlerat evropiane, dhe parimet për një Evropë të qëndrueshme dhe të bashkuara.

BE-ja gjithashtu thekson se Samiti i Selanikur në vitin 2003, konfirmon mbështetjen e qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ëdhe është e vendosur të intensifikojë angazhimin për transformimi politik, ekonomik dhe social të rajonit, transmeton lajmi.net.

Bashkimi Evropian gjithashtu përshëndet angazhimin e partnerëve nga rajoni për demokraci dhe sundim të ligjit, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, qeverisjes së mirë, dhe respektimit të drejtave të pakticave.

Në deklaratë tutje thuhet se BE-ja mbështetet shtetet e Ballkanit që po vazhdojnë të punojnë në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore, dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

Draft deklarata shton se në shtetet e rajonit duhet të ketë forcim të stabilitetit politik, prosperitetit ekonomik dhe zhvillim kulturor e social.

“Ne angazhohemi për përmirësimin e lidhjes në të gjitha dimensionet: transportin, enegjinë, ekonominë”, thotë dokumenti.

BE-ja do të ndihmojë vendet në zhvillim ekonomik dhe shoqëri të qëndrueshme ekologjike në përputhje me marrëveshjen e Parisit.

“Sigurimi i energjisë do të jetë një prioritet, duke punuar më shumë në ndërlidhjet ndërkufitare, dhe integrimin më të mirë të energjisë së riparueshme”, shkruhet në deklaratë, shkruan lajmi.net.

Është deklaruar gjithashtu se BE-ja dhe partnerët nga Ballkani Perëndimor ndajnë shumë sfida të sigurisë, të gjitha të koorinuara dhe duke vepruar sidomos në fluksin e emigrantëve.

Drafti tregon se lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizimit kërkon bashkëpunim më të madh.

“Shtetet e Ballkanit duhet të jenë më të fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, çka janë elemente thelbësore për stabilitet rajonal dhe siguri për qytetarët”, thotë deklarata.

BE-ja mirëpret kontributin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, si dhe në thellimin e pritshmërive dhe të bashkëpunimit në këtë fushë”, thuhet në deklaratën që pritet të miratohet në Samitin e Sofjes.

Në këtë samit nuk do të marrë pjesë kryeministri spanjoll, kjo për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës. /Lajmi.net/