Ja çfarë ndodh nëse pini dy gota ujë para çdo ushqimi

E publikuar: 06/10/2015 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur është fjala për këshillat për të humbur peshë, “Pini më shumë ujë” është këshilla ndoshta më e zakonshme që e dëgjojmë

Por, ajo që nuk e keni dëgjuar ndoshta deri më tani është këshilla për të pirë dy gota ujë para çdo ushqimi. Kështu, kohët e fundit, studiuesit vendosën që ta bëjnë një hulumtim për të mësuar nëse kjo këshillë me të vërtetë kryen punë.

Më herët këtë vit, një ekip i hulumtuesve nga Britania vendosën që të zbulojnë nëse pirja e ujit para çdo ushqimi – 30 minuta para çdo ushqimi, do të reduktonte kaloritë dhe do të ndikonte në humbje të peshës, transmeton lajmi.net.

Dhe, ashtu doli! Pas 12 javëve, pjesëmarrësit në studim që kishin pirë dy gota ujë para çdo ushqimi humbën rreth 5kg më shumë se ata të cilët kishin ndjekur një dietë me kalori të reduktuara, për të humbur peshë.

Siç edhe mund ta mendoni, studiuesit në fund thanë se uji i bëri pjesëmarrësit në studim të ndjehen më të ngopur, që bëri që ata të hanë më pak.