Ja çfarë ndodh brenda bordellos që pret 200 meshkuj në ditë dhe ka bërë 7 milionë euro (Video)

E publikuar: 21/10/2016 20:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka publikuar pamjet e një bordelloje, pronarët e të cilës fitonin jashtëzakonisht shumë. Birmingham Libra Club mendohet të ketë bërë më shumë se 7 milion euro gjatë pesë viteve, duke tërhequr në ditë 200 meshkuj.

Sipas BBC, 6 persona janë dënuar të hënën në lidhje me këtë ushtrim prostitucioni jo legal që u zbulua pas një operacioni të policisë në vitin 2015.

Pamjet brenda bordellos të tregojnë një dhomë të kuqe të ndezur, një shtyllë për striptizëm dhe një makineri parash. Ndërsa në dhoma dhe banjo janë listat e çmimeve me shërbimet duke filluar nga 20 euro për një dhomë 30 minuta me qira deri në 190 euro për një VIP qëndrim gjatë gjithë natës.

Shtretërit janë me lëkurë me ngjyrë të kuqe. Ndërkohë në prapaskenë ka dhoma të mbushura me peshqirë dhe shumë këpucë me taka për vajzat. Zbrazja e kësaj bordello, u pasua edhe me incidente dhe me shkëmbim me armë zjarri.

30 oficerë që u futën papritur brenda gjetën më shumë se 30 femra së bashku me dhomat private që kishin shtretër dhe që shërbenin shumë mirë si dëshmi e aktivitetit seksual.