Ja arsyeja pse ju keni aq shumë jashtëqitje gjatë menstruacioneve

E publikuar: 26/02/2016 09:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pranojeni. Keni pyetur aq shumë rreth kësaj…

Sigurisht, nëse i takoni llojit të personit që ka mitër, e keni menduar gjithmonë pse ju lodh jashtëqitja aq shumë kur i keni menstruacionet.

Por, kë saktësisht mund ta pyesni në lidhje me këtë problematikë?

Anna Rothschild, sqaron se kimikatet që i ndihmojnë mitrës në kontraktimin e saj si dhe derdhjen e përmuajshme, gjithashtu ndonjëherë udhëtojnë edhe deri tek zorrët, duke i detyruar ato të prodhojnë feces.

Përveç kësaj, nivelet e hormonit të quajtur progesteron, që priren për kapsllëk, bien dukshëm gjatë periudhës së menstruacioneve, si rezultat i së cilës, shkaktohet rrjedhje e lirshme e jashtëqitjes.

Tani mësuat më shumë gjëra rreth jashtëqitjes gjatë menstruacioneve, apo jo?!