Izraeli nuk do ta njoh paravarësinë e Kosovës

E publikuar: 30/09/2016 08:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Izraeli nuk do ta njoh ekzistimin e Kosovës si shtet i pavarur.

Kështu së paku ka thënë ambasadorja e sapozgjedhur e Izraelit në Serbi, Alona Fisher, e cila ripërsërit qëndrimin e shtetit të saj rreth mosnjohjes së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Unë do ta them shumë qartë, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar dhe ajo është mosnjohja e Kosovës”, ka thënë Fisher për gazetën beogradase Blic.

 Përveç Izraelit, edhe pesë shtetet evropiane, Sllovakia, Qipro, Greqia, Spanja dhe Rumania nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Kujtojmë se pavarësinë e shtetit kosovar e kanë njohur 111 shtete prej të gjitha kontinenteve.