Izraeli mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për antisemitizmin

E publikuar: 15/09/2020 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Izraeli ka falënderuar sot Qeverinë e Kosovës për vendimin që ka marr një ditë më parë, për radhitjen në mesin e shteteve që luftojnë antisemitizmin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Lior Haiat, ka falënderuar ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla për vendimin që Kosova, të radhitet në mesin e shteteve që luftojnë antisemitizmin.

“Izrael uron ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Hardinaj për hapin e rëndësishëm drejt miratimit të vendimit antisemitizmit…”, shkruan Haiat në Twitter.

Ndryshe, një ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin e antisemitizmit, duke e renditur kështu Kosovën përkrah shteteve aleate e strategjike të saj, në luftën kundër gjuhës së urrejtjes anti-semitike.
Shefja e diplomacisë kosovare, ka thënë se urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës.

Ministrja Haradinaj Stublla ka theksuar se shteti dhe populli i Kosovës e di më së miri se çka do të thotë spastrimi etnik dhe zhbërja e identitetit.

“Kosova duke qenë vetë viktimë e ideve monstruoze të spastrimit etnik dhe zhbërjes së identitetit të saj, e kupton mirë peshën e diskriminimit”, ka thënë Haradinaj Stublla.