Izrael vendos të taksojë ICO-të

E publikuar: 18/01/2018 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria Izraelite publikoi një draft ligjor i cili mund të çojë drejt taksimit të Ofertave Fillestare të Monedhave – ICO.

Publikuar ditën e Mërkure nga autoritetet financiare Izraelite, drafti pritet të imponojë TVSH mbi ICO-të duke i diferencuar në dy lloje: transaksione shërbimi dhe transaksione shitjeje.

Ndërsa drafti elaboron disa metoda të taksimit të kompanive që lançojnë ICO, në të vërtetë nuk prek monedhat kriptografike.

ICO-të të cilat gjenerojnë të paktën 15 milion sikla do të taksohen.

Edhe investitorët të cilët duan të sheshin monedhat pasi i kanë blerë nga një ICO do të jenës subjekt taksimi.

Kjo lëvizje është ndër të parat në llojin e saj por që nuk ndikon në monedha kriptografike në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ka pasur zëra të fuqishëm se tregu i monedhave kriptografike duhet të rregullohet përpara se të jetë vonë.

Në mungesë të alternativave për rregullimin e tregut, autoritetet në vend të ndryshme si Kina dhe Koreja kanë vendosur të ndalojnë aktivitete të tilla që nga ICO-të tek bursat e këmbimit. /PCWorld Albanian