Izmaku: Kosova ende vuan për ligjshmëri të qartë

E publikuar: 31/10/2016 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka marrë pjesë në konferencën rajonale të organizuar nga misioni i OSCE-së në Kosovë, me temën “Përforcimi i performancës së institucioneve të pavarura, roli i Parlamentit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Izmaku e cila është edhe kryetare e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media theksoi se Kosova vuan për ligjshmëri.

“Kosova ende vuan për ligjshmëri te qartë në raportim dhe llogaridhënie, sepse edhe kur Kuvendi nuk po i miraton raportet e agjensioneve të pavarura, nuk ka mjet ligjor te penalizojë përgjegjësin”, tha Izmaku.