Ivanov kërkon ndihmën e SHBA-së për pengesat

E publikuar: 01/05/2017 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov pas takimit me diplomatin amerikan Hojt Jin në një komunikatë për mediat ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara ndihmë në tejkalimin e pengesave për t’i dhënë mandatin shumicës së re parlamentare.

Në takimin midis Ji dhe Ivanovit është biseduar për situatën e re të krijuar politike dhe mundësitë për tejkalimin e së njëjtës në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet e Maqedonisë – thuhet në kumtesën e presidencës.

Presidenti në këtë komunikatë e dënoi për herë të parë dhunën në Kuvend mbrëmjen e së enjtes, duke kërkuar zgjidhjet të kërkohen nëpërmjet dialogut. Ai gjithashtu në këtë komunikatë ka theksuar

Përderisa ekziston lidership i vërtetë nga ana e kryetarëve të partive parlamentare pengesat juridike dhe politike për dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë së re mund të tejkalohen”. “Presidenti Ivanov kërkoi nga SHBA-të si partner strategjik i Maqedonisë të ndihmojë që pengesat të tejkalohen dhe të mundësohet që shumica parlamentare të marrë mandatin – ka thënë Ivanov.

Presidenti Ivanov kërkoi nga lideri i LSDM-së që të mbajë fjalën e dhënë se bashkë me partnerët e koalicionit do të vijnë dhe do të sigurojnë garanci për forcimin e karakterit unitar të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë, transmeton alsat-m.

Ivanov ka thënë se Platforma e Tiranës nuk mund të jetë kusht e aq më pak për formimin e Qeverisë në Maqedoni. Në fund Ivanov i ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të përmbajtur për shkak se ekzistojnë zgjidhje të cilat duhet të merren përmes dialogut dhe maturisë.