IUCN e mirëpret Kosovën si anëtare të tij të re

25.04.2019 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
IUCN e mirëpret Kosovën si anëtare të tij të re

Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës- IUCN, me rastin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës, ka përgëzuar dhe mirëpritur shtetin  tonë në këtë union ndërkombëtar.

Në komunikatën zyrtare që ata kanë publikuar thuhet që Kosova u bashkua zyrtarisht në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës- IUCN , duke hyrë në një forum neutral në të cilin qeveritë, OJQ-të, shkencëtarët, bizneset, komunitetet lokale dhe të tjerët formojnë dhe zbatojnë zgjidhjet për sfidat mjedisore së bashku.

“IUCN shpreh mirëseardhjen e saj të ngrohtë për Republikën e Kosovës si shteti anëtar më i ri në Unionin tonë. Ne besojmë se kjo do të na mundësojë të forcojmë më tej praninë dhe punën e IUCN-së në Kosovë, e cila shtrihet në një nga rajonet më të pasura në Evropë në aspektin e biodiversitetit dhe vlerave natyrore. Ne shpresojmë që do të angazhohemi së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ekspertët, komunitetet dhe shoqërinë civile në arritjen e qeverisjes më të mirë në menaxhimin e burimeve natyrore “, është shprehur në web faqen e tyre zyrtare  Drejtoresha e Përgjithshme e IUCN, Inger Andersen.

IUCN ka cituar edhe ministrin Matoshi me rastin e anëtarësimit të Kosovës në këtë union ndërkombëtar.

“Ne presim me padurim bashkëpunimin me IUCN, veçanërisht në planifikimin dhe menaxhimin efektiv të zonave të mbrojtura dhe zhvillimin e strategjive të qëndrueshme të ruajtjes që do të përqafonin dhe promovojnë standardet globale në ruajtjen e natyrës”, tha Fatmir Matoshi, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës.

IUCN, me këtë rast ka dhënë dhe informata në lidhje me Kosovën, mjedisin e saj, zonat e mbrojtura e biodiversitetin.

“Megjithëse relativisht e vogël në përmasa, Kosova karakterizohet nga biodiversiteti i pasur dhe një shkallë e lartë të endemizmit. Në vitin 2012, Kosova dyfishoi përqindjen e zonave të mbrojtura, nga rreth 4.36 në 11.5% të territorit. Pjesa më e madhe e territorit të zonave të mbrojtura bie në dy parqe të mëdha kombëtare, “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”. Ndërkohë që është arritur përparim i dukshëm në drejtim të përcaktimit të zonave të mbrojtura, mjaft punë duhet të bëhet edhe kur bëhet fjalë për inventarin dhe ruajtjen e llojeve të rralla dhe të kërcënuara të florës dhe faunës. Për më tepër, Kosova përballet me kërcënime të ngjashme ndaj biodiversitetit si pjesa tjetër e rajonit, duke përfshirë urbanizimin dhe zhvillimin e infrastrukturës, përdorimin e tepruar të burimeve natyrore dhe mungesën e zbatimit të ligjit, mbi të gjitha”, kanë vlerësuar nder të tjerash zyrtarët e këtij unioni.

Vlen të përmendim që Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore është themeluar më 5 tetor 1948 në qytetin francez të Fontainebleau dhe që nga atëherë është bërë autoritet global për ruajtjen e natyrës dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për ta mbrojtur atë.

IUCN është e vetmja organizatë mjedisore që ka statusin zyrtar si vëzhguese në Kombet e Bashkuara dhe ka 1300 anëtarë nga mbi 170 shtete.

Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë sjellë përfitime të shumta MMPH-së dhe në përgjithësi shtetit të Kosovës.

Për këtë anëtarësim të Kosovës, Ministri Matoshi ka falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në veçanti Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli për mbështetjen në këtë proces, si dhe grupin punues në kuadër të MMPH-së. /Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Gjenocidi, fjala e mohuar

Gjenocidi, fjala e mohuar

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK