Iu hoqën tre pikë, Juventusi kërkon fitore ndaj Fiorentinës, formacionet zyrtare

E publikuar: 22/12/2020 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Iu hoqën tre pikë, Juventusi kërkon fitore ndaj Fiorentinës, formacionet zyrtare

Juventusi e ka rastin që t’i rikuperojë menjëherë tre pikët që sot iu hoqën pas vendimit të Serie-A për ndeshjen kundër Napolit e cila duhet të zhvillohet pasi nuk ishte zhvilluar më herët për shkak të telasheve nga pandemia Covid-19.

Ky vendim ka bërë që Juventusi të bie një pozitë më poshtë në renditjen tabelare (nga vendi i tretë në atë të katërtin) dhe fitorja ndaj Fiorentinës, ndeshje e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45, bëhet edhe më e domosdoshme, përcjell KosovaPress.

Këto janë formacionet zyrtare të publikuara nga të dy skuadrat:

Juventus: Szezeney, Sandro, Bonucci, De Ligt, Cuadrado, Ramsey, Bentacur, Mc Kennie, Chiesa, Morata, Ronaldo

Fiorentina: Dragowski; Caceres, Milenkovic, Pezzella, Igor, Biraghi; Amrabat, Borja Valero, Castrovilli; Ribery, Vlahovic