Iu bashkuan Vjosa Osmanit, LDK në Mitrovicë: Udha e mbarë u qoftë

E publikuar: 27/12/2020 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dega e LDK-së në Mitrovicë ka reaguar pas largimit të 33 përfaqësuesve të strukturave të kësaj partie te Vjosa Osmani.

Në një postim në Facebook thuhet se me përjashtim të dy kryetarëve të nëndegëve, përfaqësuesit e tjerë të larguar nuk janë pjesë e partisë ose që janë të shkarkuar.

“Sa për informim të publikut, sot i qenkan bashku Vjosës 2 kryetar nëndegësh (të cilët edhe ashtu prej kohësh i kishin biletat në xhep, veçse nuk e dinin akoma në cilin stacion me u ndal) kurse të tjerët nuk janë LDK ose janë të shkarkuar nga LDK-ja. Rruga e mbarë. Strukturat legjitime të LDK-së në Mitrovicë, të gjithë janë të vendosur për ta rikthyer LDK-në më të fortë se kurrë”, thuhet në reagim.