Italia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

E publikuar: 22/09/2017 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Ambasadori italian Sardi e uroi zëvendëskryeministrin Limaj për formimin e Qeverisë dhe marrjen e detyrës me përgjegjësi të zëvendëskryeministrit.

Me këtë rast, ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

Zëvendëskryeministri Limaj falënderoi ambasadorin Sardi për urimin, gjithashtu edhe për ndihmën e përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian .

Nga ky takim, zëvendëskryeministri Limaj dhe ambasadori Sardi u pajtuan se do të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat, gjithnjë duke respektuar interesat e të dyja shteteve tona mike.