Italia në alarm, një sulm kibernetik vjedh adresat e e-mail-it të gjykatësve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit

E publikuar: 20/11/2018 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hakerë të panjohur kanë aksesuar mijëra llogari të certifikuara e-mail-i në Itali të cilat u përkisnin gjykatësve dhe zyrtarë të lartë qeveritarë në një sulm kibernetik realizuar në fillim të muajit Nëntor.


E-mail-et e certifikuara garantojnë identitetin e dërguesit, datën dhe orën e dërgimit dhe marrjes së një e-mail-i duke u dhënë një status ligjor.

“Ky ështës sulmi më i egër kibernetik që kemi pasur që nga Janari i këtij viti, por situata është nën kontroll,” u shpreh shefi i sigurisë kibernetike italiane Roberto Baldoni.


Sulmi mendohet të jetë realizuar më 12 Nëntor në një server në Romë i cili menaxhon llogaritë e e-mail-eve të administratës publike.

Hakerët mund të kenë aksesuar 500,000 llogari, ku 9,000 prej tyre u përkisnin gjykatësve dhe anëtarëve të agjencisë së sigurisë. /PCWorld Albanian