Italia ndryshon formacionin kundër Suedisë

E publikuar: 12/11/2017 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me pezullimin e Marco Verratit, Italia mund të ndryshojë rreshtimin në fushë.

Giampiero Ventura, trajneri italian pritet të ndryshojë formacionin në 4-4-2 ose 4-2-3-1 për ndeshjen e dytë kundër Suedisë në kuadër të “play-off” të botërorit “Rusia 2018”.

Verratti nuk do të luajë shkaku i kartonëve të verdhë ndërsa Simone Zaza dhe Leonardo Spinazzola ende nuk janë në gjendje të luajnë 90 minuta.

Leonardo Bonucci u diagnostikua me një thyerje të hundës, por mund të luajë me një maskë mbrojtëse.

Zëvendësimi i natyrshëm për yllin e Paris Saint-Germain është Jorginho, por trajneri italian nuk është tifoz i formacionit 4-3-3.

Ndërsa 3-5-2 ishte një dështim në Suedi, thuhet se hapi i ardhshëm i Azzurrëve do të jetë një 4-4-2 i modës së vjetër.

Kjo do të mbajë shumë elementë nga sistemi i preferuar i Venturas, 4-2-4, por me Lorenzo Insignen dhe Antonio Candrevan që do të kryejnë edhe punë mbrojtëse.

Një alternativë tjetër që sugjerohet është 4-2-3-1, i cili aktualisht shfrytëzohet mirë nga Luciano Spalletti në Inter dhe Max Allegri te Juventusi.

Rreshtimi i italianëve në ndeshjen e parë kundër suedezëve

Kjo do të sillte Stephan El Shaarawy në krahun e majtë dhe Insignen do ta zhvendos në një rol qendror.

Në këtë rast, Interi i Roberto Gagliardini do të hyjë në mesfushë dhe tashmë është mësuar me sistemin, duke përfshirë edhe në krahun e djathtë, Antonio Candrevan.

Sulmues qendror do të jetë Andrea Belotti ose, ka shumë të ngjarë, sulmuesi Lazios, Ciro Immobile.

Ndryshe, takimi i dytë mes Italisë dhe Suedisë do të zhvillohet nesër (e hënë) në ora 20:45. /Telegrafi/