Italia kërkon ndërtimin e një rrjeti broadband shtetëror

E publikuar: 30/11/2018 02:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia në pushtet në Itali, Liga e Veriut, po punon për të krijuar një rrjet të vetëm broadband i cili do të vendoset nën kontroll të shtetit tha një prej ligjvënësve të partisë ditën e Enjte.


“Ky rrjet i vetëm do të shërben si pronë publike dhe besojmë se është në interes kombëtar ta kemi një të tillë,” tha Alessandro Morelli i cili drejton komitetin e transportimit dhe komunikimit në Parlamentin Italian.

Ai shtoi se investitorët privatë janë gjithnjë të mirëpritur por infrastruktura të një rëndësie strategjike duhet të jenë në duar të shtetit.


Partneri i Ligës së Veriut, Lëvizja 5 Yjet, gjithashtu ka treguar një vullnet të ngjashëm politik sa i përket këtij rrjeti. /PCWorld Albanian