Itali, zgjidhet kryeprokurori i ri antimafia

E publikuar: 08/11/2017 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është zgjedhur këtë të mërkurë në Itali shefi i ri i Prokurorisë Kombëtare të Antimafias, Federico Cafiero de Raho.

Aktualisht De Raho mban postin e kryeprokurorit të Drejtorisë Rajonale të Antimafias në Kalabri.

Emërimi i tij ka qenë unanim nga Këshilli Suprem i Magjistraturës.

Një ditë më parë, rivali i tij në këtë garë, prokurori i përgjithshëm i Palermos Roberto Scarpinato tërhoqi kandidaturën.

65 vjeç dhe lindur në Napoli, De Raho ka qenë për një kohë të gjatë prokuror në këtë qytet, ku karriera e tij arriti kulmin me procesin “Spartacus”, që pati të pandehur klanin famëkeq Casalesi.

Më pas erdhi transferimi i tij në Kalabri, ku çoi në bankën e të akuzuarve klane të spikatura të Ndranghetës, përcjell Atsh.

Në detyrën e re, De Raho zëvendëson Franco Robertin, i cili braktisi magjistraturën për përmbushje të kufirit të moshës.