Itali, familja shqiptare fiton 1.6 milionë euro, dënohet ministria

E publikuar: 13/08/2015 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata e Apelit në Bolonja ka dënuar Ministrinë e Drejtësisë që të paguajë 1.6 milionë euro ndaj një familjeje shqiptare.

Kjo pasi dy pjesëtarë të saj u vranë brenda një gjykate më 17 tetor 2007 në Regjio Emilia.

Atë ditë Çlirim Fejzo, 40 vjeç hapi zjarr ndaj gruas së ndarë, Vjosa Demcolli, 37 vjeçe dhe ndaj vëllait të saj. Arjan Demcolli, 32 vjeç gjatë seancës dëgjimore në gjykatë.

Fejzo e bëri këtë në sy të dy vajzave të tij 12 dhe 16 vjeç. Nga plumbat e një arme gjysmëautomatike, vëllai i Vjosa Demicollit mbeti i vdekur në vend, ndërsa ajo vetë ndërroi jetë në spital. 40-vjeçari plagosi dhe avokatin dhe një polic para se oficerët e policisë ta qëllonin për vdekje.

Vjosa Demcolli u largua nga shtëpia para se të kërkonte divorcin në gjykatë. Gjykata e Apelit të Bolonjës dënoi Ministrinë e Drejtësisë pasi dështoi në marrjen e masave për garantimin e sigurisë në gjykatë.

(f.s/shqiptarja.com)