Isufi: Turp që nuk kemi një përmendore të heroit Adem Jashari

E publikuar: 28/06/2016 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi i ftuar në emisionin “Politikë” , më Sejdi Demirin, në Tribuna Channel, ka thënë se institucionet e Kosovës do të duhej të reagonin karshi situatës së krijuar me vendosjen e përmendores së Car Llazarit.

“Këta qeveritar janë të padinjitetshëm, të papërgjegjshëm. Një qeveri e cila në territorin e vet, qytetarët e vet smund të lëvizin lirshëm, që s’mund ta zbatojë ligjin dhe rendin kushtetues, duhet të shkojë. Nëse kryeministrit i duken këto gjëra filma atëherë ky film është i tmerrshëm”, ka thënë Isufi.

Ai tha se se vlerat e një populli shtohen kur ta institucione të përgjegjshme. “Në vend ka kurrupsion, krim të organizuar, elemente destruktive që e kanë sjell në këtë gjendje vendin”, është shprehur Isufi.

Ai tha se është trup që ne nuk e kemi në Prishtinë një përmendore të heroit Adem Jasharit, përderisa serbët vendosin në territorin e Kosovës përmendore të tyre.