Isufi: Shtimja, Kaqaniku, Hani i Elezit e Ferizaj të mobilizuar për fitoren e AAK-së

E publikuar: 07/02/2021 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi theksoi se në Shtime, Kaqanik, Han te Elezit e Ferizaj ka parë një mobilizim të jashtëzakonshëm të qytetarëve të cilët kanë treguar se janë për fitoren e AAK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Isufi theksoi se qytetarët janë duke besuar në sloganin Forca e Kosovës, dhe përkrahja po vazhdon të jetë frytshme.

Njoftimi i plotë:

Shtimje, Kaqanik, Han i Elezit e Ferizaj

Të gjithë të mobilizuar për 14 shkurt, kur Aleanca do të tregojë se është Forca e Kosovēs.

Fitore!