Isufi për dialogun me Serbinë: Opozita t’i shpreh shqetësimet në tryezë të bisedimeve

02.07.2018 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Isufi për dialogun me Serbinë: Opozita t’i shpreh shqetësimet në tryezë të bisedimeve

Partitë politike, në pushtet dhe opozitë, vazhdojnë të kenë kundërshti lidhur me mënyrën se si duhet qasur dialogut, si dhe për rolin udhëheqës të presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi, në fazën finale të dialogut me Serbinë në Bruksel, dialog ky i cili pritet të përmbyllet me marrëveshje juridikisht obliguese për të dyja vendet.
Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës është kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se partitë politike, të pushtetit dhe opozitës, duhet t’i shprehin të gjitha vërejtjet dhe shqetësimet e tyre, në tryezë bisedimesh, përfshirë edhe kundërshtimet për rolin udhëheqës të presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë.

“Është mirë që kjo të vendoset në tavolinë, ku të gjitha subjektet do t’i shprehin mendimet e tyre dhe njëkohësisht i japin fuqi Kuvendit të Republikës së Kosovës, si organit më të lartë të shtetit, në mënyrë që të ketë edhe një kontroll parlamentar për bisedimet. Pastaj, pa paragjykime, mund të vendosen e dhe vijat mbi të cilat duhet të shkohet”, tha Isufi.

Isufi thekson se partitë politike duhet të ulen dhe të bisedojnë për arritjen e një uniteti në qasjen ndaj dialogut me Serbinë.

“Partitë politike duhet të ulen në tryezë të përbashkët, të krijojnë platformën dhe po ashtu të bëjnë përzgjedhjen e ekipit, duke marrë secili përgjegjësinë e vet, në bazë të fuqisë politike dhe institucionale, si dhe të dalin me një qëndrim të përbashkët, sepse Kosova, sa herë që ka dalë me një unitet, ka dalë më e fortë përballë rreziqeve që ka mundur t’i ketë në të kaluarën”, thekson Isufi.

Ndryshe, partitë opozitare në përgjithësi, deri më tash kanë kundërshtuar që presidenti Thaçi ta ketë rolin udhëheqës të procesit të dialogut me Serbinë. Ato kanë kërkuar që rolin udhëheqës në këtë proces ta ketë Kuvendi i Kosovës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Veseli: Reformat në shëndetësi do të vazhdojnë – pacientët në qendër të vëmendjes

Veseli: Reformat në shëndetësi do të vazhdojnë – pacientët në qendër të vëmendjes

Tregtarët e Prishtinës protestojnë për mos-rregullimin e Tregut të Gjelbër

Tregtarët e Prishtinës protestojnë për mos-rregullimin e Tregut të Gjelbër

Përfundon protesta e shoqërisë civile

Përfundon protesta e shoqërisë civile

Kolegjet ofrojnë vullnetarë për zbatimin e Programit Nacional për Rininë

Kolegjet ofrojnë vullnetarë për zbatimin e Programit Nacional për Rininë

UPZ arrin marrëveshje me STA për organizimin e testeve ETS të njohura ndërkombëtarisht

UPZ arrin marrëveshje me STA për organizimin e testeve ETS të njohura ndërkombëtarisht

Kryeministri Haradinaj:  Qeveria e përkushtuar në zbatimin e prioriteteve të ERA

Kryeministri Haradinaj: Qeveria e përkushtuar në zbatimin e prioriteteve të ERA

‘Përdhunuesit në burg’ kërkohen masa ndaj policit e mësimdhënësit që dhunuan të miturën në Drenas

‘Përdhunuesit në burg’ kërkohen masa ndaj policit e mësimdhënësit që dhunuan të miturën në Drenas

Ministrja Hoxha kërkon zbatimin e prioriteteve nga procesi integrues

Ministrja Hoxha kërkon zbatimin e prioriteteve nga procesi integrues

Konjufca e padit Molliqajn për shpifje, ky i fundit i kërkon përballje televizive

Konjufca e padit Molliqajn për shpifje, ky i fundit i kërkon përballje televizive

Tahiri: Fuqizimi i sundimit të ligjit imponon sektor privat efikas

Tahiri: Fuqizimi i sundimit të ligjit imponon sektor privat efikas

Ka nisur protesta “Përdhunuesit në burg”

Ka nisur protesta “Përdhunuesit në burg”

Edhe deputetët  protestojnë në protestën “Përdhunuesit në burg”

Edhe deputetët protestojnë në protestën “Përdhunuesit në burg”

Hamza kërkon kujdes maksimal ndaj Ligjit për Financat Publike për menaxhim efikas të parasë publike

Hamza kërkon kujdes maksimal ndaj Ligjit për Financat Publike për menaxhim efikas të parasë publike

‘Kosova e Re’ rrit çmimin e energjisë dhe godet mjedisin, BGF e INDEP kërkojnë shkëputjen e kontratës

‘Kosova e Re’ rrit çmimin e energjisë dhe godet mjedisin, BGF e INDEP kërkojnë shkëputjen e kontratës

Preportr: Kompensimet që diskriminojnë

Preportr: Kompensimet që diskriminojnë

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës: Fehmi Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës: Fehmi Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë