Isufi, Opozita e bashkuar mbetet e palëkundur

E publikuar: 06/03/2016 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka bërë me dije se opozita e bashkuar mbetet e palëkundur në realizimin e objektivave të saj.
Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se nuk do të ketë çarje të koalicionit VAN pasi, sipas tij, opozita është më unike se kurrë më parë.

Isufi është shprehur i bindur se masiviteti popullor do ta detyrojë Qeverinë aktuale të largohet.

Ai ka shtuar se protesta e 26 marsit do të jetë edhe më e fuqishme se protestat e kaluara.

Isufi ka treguar se opozita e bashkuar do ta bllokojë seancën e së enjtes derisa nuk ka normalitet në Kosovë.