Isufi: Komandantat e Lutfi Hazirit kanë qenë n’egzil

E publikuar: 01/04/2015 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ahmet Isufi, nenkryetar i AAK’s, sa i përket sigurisë ka theksue se asht e çuditshme se si institucionet nuk marrin pergjegjësi për punët e veta dhe asht nji kryeministër qe nuk e kupton punën e vet.

Ai i ka ba këto komente n’emisionin ‘Rrokum Roll’ në Televizionin Rrokum.

Për listën e veteranëve ka theksue se gjithçka asht politike, tue shtue se edhe po perfundon me motive politike.

Zoti Isufi tha se Lutfi Hazirin e konsideron si nji qytetar të Gjilanit dhe komandantet në të cilën thirret ai, krejt ata kanë qenë n’egzil. Isufi tha se Haziri i takon nji zone tjetër, e jo asaj zone ku ka komandue.

Kurse për zgjedhjet n’AAK ka theksue se kanë hapë nji reformë dhe që n’start ka pasë ndryshime.

Simbas tij, Ramush Haradinajt i ka mungue 10 vjet AAK’s, por ajo ka mbijetue dhe ka qenë parti parlamentare.

Isufi ka theksue se normalisht edhe Ramush Haradinaj nji ditë ka me u sfidue me kundërkandidat dhe ndoshta nuk ka me kandidue hiq, por tash për tash kjo nuk ka me ndodhë.