Isufi: Istogu – qershiza mbi tortë

E publikuar: 17/12/2017 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se fitoja e Gani Dreshajt në Istog, është fitore me shumë shije.

“Istogu-qershiza mbi tortë”.

“Fitore me shumë shije, urime Gani Dreshaj, urime qytetarë të Istogut. Këto zgjedhje treguan që nuk ka bastione, qytetarët duan punë dhe programe”, ka thënë Isufi.

Ai ka thënë se Istogu dhe shtatë komunat tjera i besuan qeverisë Haradinaj duke renditur AAK-në partinë fituese të zgjedhjeve komunale”.

“Vazhdojmë të flasim me fitore e punë”, ka thënë ai më tutje.